Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel 29 Janar 2023

Rajoni,Europa Moti-E Diel 29 Janar 2023

Nën MBIZOTERIMIN e të ftohtit do të jetë gjithashtu, republika e kosovës KU temperatura shumë të ulëta, ngrica dhe era e ftohtë nga veriloindja do të jenë prezente, megjithatë; moti paraqitet i qëndrueshëm dhe pa reshje. Kthjellimet do të jenë dominante deri në orët e pasdites KU shfaqen vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe gjatë natës i gjithë territori i kosovës të jetë në ndikimin e kthjellime dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje.Depërtimi i mëtejshëm i masave të ftohta me origjinë verilindore – lindore do të diktojnë në Republikën e MV, mot kryesisht të kthjellët POR shumë të ftohtë. Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në të gjithë MV por më të dukshme do të jënë në zonat veriore dhe verilindore. Nuk priten reshje por; ngricat dhe temperaturat e ulëta do të jenë problematike në shumë zona të veriut dhe veriperëndimit KU termometri do të zbresë deri në -7°C.Masat e ftohta nga Europa Verilindore dhe Lindore do të diktojnë kushtet meteorologjike pothuajse në të gjithë kontientin Europian; për pasojë moti i khjellët por i ftohtë do të jetë dominant KU temperatura shumë të ulëta do të shënohen në gadishullin e Ballkanit. Përjashtim bëjnë; Europa lindore dhe vendet skandinave të cilat do të viojnë nën ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që vrsnësirat dhe reshjet e dendura të dëborës të dominojnë përgjatë gjithë 24- orëshit. Po ashtu, shirat dhe stuhitë e forta të erës MBETEN prezent në brigjet e detit Egje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments