Një sistem frontal që ka përfshirë pjesërisht Ballkanin; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike edhe në Republikën e Kosovës; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante; gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; do të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e Kosovës KU më të dendura shirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verior.
Gjatë ditës së Diel; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të dobët në pjesën më të madhe të territorit; herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites KU pritet dendësim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e MV; Po ashtu, lagështira në ajër do të mbetet në nivele të larta; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të theksuar duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale deri në 24°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Juglindore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në; gadishullin Peloponez; rajonin e Ballkanit si edhe brigjet e Italisë; duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; me reshje shiu si edhe stuhi breshëri do të PARAQITET situata meteorologjike në; Europën Veriore dhe atë Lindore NDERSA motit i kthjellët DHE vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në gadishullin Iberik; ishujt Britanikë si pjesa më e madhe e Europës Qëndrore; situatë kjo si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale