Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 24 Nëntor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 24 Nëntor 2024

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën; . Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale POR rriten në vlerat maksimume duke u luhatur nga -7°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 5°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 38 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta POR orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta POR nuk priten reshje; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vranësirat të larghen nga i gjithë territori i MV; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga -7°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 7°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në veri-verilindje të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Veriore dhe atë Lindore duke sjellë reshje të dendura dëbore. Po ashtu;  me vranësira; rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të MBETET Britania e madhe NDERSA e gjithë  pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments