Republika e Kosovës; do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në mesditë do të pësojnë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Orët e pasdites do të shtojnë intensitetin e reshjeve në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë; Parashikohet që orët e vona të natës të ulin ndjeshëm temperaturat duke ri-kthyer dëborën; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga vlera minimale 3°C ne Podujevë deri në 20°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në Gjakovë; Era do të fryjë mesatare POR herë pas – here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor .
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë edhe; Republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu KU më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat perëndimore dhe Jugperëndimore të Republikës së MV; Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet rënie e intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e MV; Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga vlera minimale 4°C në Kumanovë deri në 22°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në Shkup; Era do të fryjë mesatare POR herë pas – here e fortë duke arritur shpejtesinë 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Kalimi i një sistemi frontal nga Europa Qëndrore drejt Pellgut të Mesdheut do të sjellë në këto rajone; vranësira dhe reshje shiu e dëbore të cilat do të përfshijnë edhe brigjet e Detit të Zi; Po ashtu; prezenca e një qëndre të fuqishme ciklonare përkatësisht; në jugperëndim të kontinentit do të kushtëzojë në gadishullin Iberik; reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten; ishujt Britanikë; rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore duke bërë që moti; të jetë i kthjellët POR temperaturat e ulëta.