Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta. Më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që edhe temperaturat e ajrit të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore. Masat ajrore të qëndrueshme, vijojnë ndikimin e tyre në MV duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që të njëjtat kushte të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Po ashtu, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të tyre duke ngjitur termoemtrin deri në 15°C. Ishujt britanikë si edhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut si edhe debores ne Alpe te jene diminante përgjate gjithë 24 –orëshit. Po ashtu; do të vijojnë me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica vendet e Europës lindore dhe pjesërisht gadishulli skandinav. NDERSA moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të mbizotërojnë në; gadishullin Iberik. Gadishullin e ballkanit si edhe brigjet e detit të zi dhe deti Egje.