Monday, May 12, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 11 Maj 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 11 Maj 2025

Republika e Kosovës; do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në mesditë do të pësojnë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të dobëta shiu; Orët e pasdites do të shtojnë vranesirat në pjesën më të madhe të Kosovës duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu në zonat kufitare me Shqipërinë; Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë ndjeshëm kushtete atmosferike; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga vlera minimale 6°C ne Podujevë deri në 24°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në Gjakovë; Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë; Republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu KU më të theksuara reshjet  do të paraqiten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të Republikës së MV; Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet rënie e intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e MV; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga vlera minimale 6°CGostivar deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në Shkup; Era do të fryjë e lehtë POR herë pas – here deri mesatare me shpejtesi mbi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor

Prezenca prej shumë ditësh, e një qëndre të fuqishme Ciklonare në Jugperëndim të kontinentit Europian me ndikim deri në Alpet e Europës; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; gadishullin Iberik; Europën Qëndrore si edhe rajonin e Ballkanit duke sjellë; reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu;  me vranësira; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në brigjet e detit të zi si edhe Europën Lindore NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar; mot të kthjellët, vranësira të lehta si edhe temperatura relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments