Republika e Kosovës; do të paraqitet me vranësira dhe reshje dëbore gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; pritet largim gradual i vranësirave duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime; më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe perëndimore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën; . Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga -6°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 8°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të vranët duke sjellë herë pas here reshje të pakat dëbore POR orët e pasdites do të sjellin herë pas here intervale të shkurtra me kthjellime; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vranësirat të largohen gradualisht nga i gjithë territori i MV; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga -6°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 10°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Manastrir; Ndërkohë; ERA do të paraqitet mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në veri-verilindje të kontinentit Europian me ndikim deri në juglidnje të kontinentit; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Veriore dhe atë Lindore duke sjellë reshje të dendura dëbore. Po ashtu; me vranësira; rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të MBETEN ishujt Britaniklë si edhe Europa Juglindore NDERSA nën ndikimin e motit të qëndrueshëm do të paraqiten; gadishulli Iberik, Europa Qëndrore si edhe pjesërisht vendet e Beneluksit.