Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht zonat perëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu; Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat eksremale ditore duke u luhatur nga 16°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 34°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë; Era do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesiht Verior.
Territori i Republikës së MV; gjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta; Ndërkohë; pas-mesdit kufitare me Shqipërinë të MV duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë natën kur reshjet do të largohen gradualisht. Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Do të VIJOJNE kushtet e paqëndrueshme atmosferike për; Europën veriore dhe rajonin e Balltikut duke sjellë reshje shiu, KU herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve. Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu do të PARAQITEN Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre NDERSA përsa i përket; pjesës tjetër të kontinentit Europian do të VIJOJE nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; si pasojë e zhvillimit prej disa ditësh të Anticiklonit të Azoreve; sërisht i goditur nga vlera ekstreme të larta do të jetë Europa Juglindore.