Saturday, May 3, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa E Shtunë, 3 Maj 2025

Rajoni,Europa E Shtunë, 3 Maj 2025

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht zonat Juglindore;megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero; Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat eksremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 25°C vlera më e lartë në Prizren e GjakovëEra do të fryjë e lehtë POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Territori i Republikës së MV; gjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe të saj; Ndërkohë; pas-mesditës dhe orët e pasdites; do të sjellin prezencë të vranësirave nëpër të gjithë territorin e MV më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore POR nuk priten reshje; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë natën kur vranësirat do të largohen gradualisht. Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Do të VIJOJNE kushtet e paqëndrueshme atmosferike për; gadishullin Iberik dhe Europën Lindore duke sjellë reshje shiu, KU herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve. Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu do të PARAQITEN Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre NDERSA përsa i përket; pjesës tjetër të kontinentit Europian do të VIJOJE nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; si pasojë e zhvillimit prej disa ditësh të Anticiklonit të Afrikës më ndikim deri në Europën Juglindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments