Territori i Kosovës do të MBETET nën ndikimin e kthjellimeve në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të vendit, duke bërë që edhe temperaturat e ajrit të vijojnë të rriten. Ndërsa pas mesdite parashikohet shtim gradual i vranësirave të pakta në të gjithë Kosovën.Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në territorin e MV duke bërë që gjatë paradites pothuajse i gjithë territori të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. POR vetëm pas mesdite pritet që vranësirat të jenë më të dukshme, KU do të shfaqen përkohësisht në të gjithë MV.Gadishulli Iberik dhe Europa Qëndrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në mbizotërimin e vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu PARAQITET Europa Veriore. Ndërsa Lindja e kontinentit dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të dominohen nga moti i qëndrueshëm.