Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETRajoni Europa Moti-E Hënë 13 Mars 2023

Rajoni Europa Moti-E Hënë 13 Mars 2023

Edhe gjatë ditës së hënë; Territori i Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga moti i kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira të pakta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje në të dy vlerat ekstremale ditore. Përsa i përket; Republikës së MV, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24-orëshin KU kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten kalim i vranësirave në veri-veriperëndim të MV POR nuk priten reshje. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten nga dita në ditë në të gjithë MV. Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante. Konkretisht me diell paraqiten: gadishulli Iberik, rajoni i Ballkanit si edhe pjesërisht Europa Qëndrore NDERSA, prezenca e dy qendrave me presion të ulët atmosferik në verilindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura dëbore në skandinavi dhe Europën Lindore. Po ashtu, Ishujt Britanikë mbeten me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments