Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës KU herë pas here do të gjenerojne reshje të pakta dëbore, më të theksuara në zonat Veriore dhe Verilindore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, shtim të theksuar të vranësirave dhe rritje të lagështirës në ajer në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit POR mesdita sjell rënie të theksuar të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 9°C. Era do të fryjë e fotohte dhe e fortë me shpejtesi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.
Territori i MV, PARAQITET nën dominimin e vranësirave të shumta përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjeneruar reshje dëbore të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore dhe Juglindore të territorit të MV. NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet përkohësisht nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga -5°C minimalja deri në 10°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor dhe Verilindor.
Pothuasje i gjithë kontinenti Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Konkretisht; me diell paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore POR temperaturat do të jenë relavisht të ulëta. NDERSA do të vijojë problematike situata e motit në Europën Veriore, Europën Lindore si edhe rajonin e Balltikut KU reshjet e dendura të dëborës, ngricat dhe temperaturat ekstremisht të ulëta do të jenë dominante përgjatë gjithë 24 – orëshit.