Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALEKOSOVARahoveci, kryeqyteti i bujqësisë

Rahoveci, kryeqyteti i bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në hapjen zyrtare të Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2022” i cili filloi sot dhe do të zgjasë deri më 4 shtator. Ky festival, i cili organizohet nga viti 2001, për arsye të situatës pandemike nuk është organizuar përgjatë dy viteve të fundit. Festivali si qëllim ka promovimin e sektorit të vreshtarisë dhe verëtarisë në rajonin e Rahovecit, si dhe turizmin rural në Kosovë. Ministri Faton Peci, Rahovecin e quajti kryeqytet të bujqësisë për Kosovën dhe theksoi se që nga marrja e detyrës si ministër, Rahoveci ka qenë komuna të cilën ka rastisë ta vizitojë më së shpeshti. “Banorët e kësaj zone shquhen për nga zellshmëria dhe dashuria që kanë për tokën e vreshtat, prandaj edhe sektori i verëtarisë është një ndër shembujt e suksesit. Verërat tona janë aq cilësore sa me lehtësi i gjen në dyqanet e restorante anë e mbanë vendeve të rajonit, Bashkimit Evropian e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Peci, njofton ministria e Bujqësisë. Gjithashtu, Peci tha se qëllimi i tij si ministër është që përveç hartimit të politikave që zhvillojnë sektorin e bujqësisë, njëherësh edhe të promovojë prodhimet vendore, punën e palodhshme të bujqve, vreshtarëve e verëtarëve vendorë. “Në çdo vizitë zyrtare përkujdesem që homologëve të mi dhe të gjithë mysafirëve t’ua prezantoj sa më mirë verërat tona e njëherësh edhe t’ua dhuroj ato, si simbol i suksesit që zanafillën e ka nga toka jonë e vogël por e begatë”, tha tutjej ministri Peci.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615878

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ