Vitet e fundit, sportet e ujit në vendin tonë, janë kthyer në guida turistike mjaft të pëlqyera nga turistët e aventurës. Rafting është ndër sportet ujore, të cilat po praktikohen në kanionet dhe lumenjtë e shumtë që ofron Shqipëria. Udhërrëfyesi turistik me modul “Rafting”, pjesë tashmë e Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, është një nismë pozitive e Universitetit të Sporteve të Tiranës për të përgatitur profesionistë të kualifikuar në fushën e turizmit sportiv. Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit bën të ditur se, me leksione teorike dhe praktike të zhvilluara në terren nën mbikëqyrjen e lektorëve dhe trajnerëve nga Federata Italiane Rafting, ky profil ofron një treg me shumë potencial për profesionistët e rinj në turizmin e sporteve natyrore. atsh