Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kanë shprehur keqardhje për Lista Srpska e cila nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në veri të Mitrovicës. Pesë ambasadat nëpërmjet një deklarate të përbashkët, theksojnë se pas shtyrjes së zgjedhjeve komunale në dhjetor 2022, zgjedhjet për katër kryetar të komunave dhe dy për asamble komunale, pajtohen që të zhvillohen më 23 prill 2023, në përputhje me kërkesat ligjore. “Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Është thelbësore të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt. Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila mund të prishë zgjedhjet”, thuhet në deklaratë. Komunat veriore janë pa kryetarë që nga dorëheqja e serbëve në nëntor të vitit të shkuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale. Zgjedhjet për komunat veriore fillimisht ishte paraparë të mbaheshin në mes të dhjetorit. Atë kohë ato u shtynë për në prill pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare. atsh