Friday, November 1, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAQUINT-i e BE-ja të shqetësuara për ndalimin e hyrjes në Kosovë të...

QUINT-i e BE-ja të shqetësuara për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb

Ambasada e Francës në Kosovë ka publikuar vlerësimin e QUINT-i dhe Zyrës së Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për refuzimin e kërkesës së Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës.

Sipas këtij njoftimit QUINT-i e BE-ja janë të shqetësuara për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb Porferije.

Në reagim thuhet se vendimi i qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisarit, i cili i përshkruan qartazi të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerin e Kishës ortodokse serbe, si dhe nuk është në përputhje me detyrimet e Kosovës në dialogun e BE-së.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen në Kosovë Patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe dhe peshkopët e tij shoqërues për të marrë pjesë në fillimin ceremonial të Kuvendit të rregullt vjetor të Sinodit në Patriarkanën e Pejës”, thuhet në njoftim.

Në këtë reagim u bëhet thirrje dy palëve të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente.

Ne presim që Qeveria e Kosovës të përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut si në kornizën e saj ligjore ashtu edhe në veprimet e saj, të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj dhe të mbajë vlerat dhe përgjegjësinë e saj thelbësore ndaj stabilitetit rajonal. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente”, thuhet në reagim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e refuzoi kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë 14 majit.

MPJD ka thënë se nuk do të lejohen vizita të tilla përderisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments