Në Shërbimin e Okulistikës në Spitalin Francez pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, ndërhyrjet e kataraktit realizohen me sukses përmes teknikës moderne të Phacoemulsifikimit.
Kjo metodë, që konsiston në përdorimin e ultratingujve për thithjen e kristalinit dhe më pas implantimin e lentes intraokulare, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për pacientët.
“Teknika që përdoret gjatë operacionit të kataraktit është Phacoemulsifikimi, që bën të mundur përdorimin e ultratingujve për thithjen e kristalinës dhe implantimin e lentes. Është një teknikë që shkurton kohën operatore, lehtëson rikuperimin e pacientëve dhe rrit cilësinë e shikimit dhe cilësinp e jetës njëkohësisht”, u shpreh mjekja okulistike.