Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njoftoi sot se medikamenti “Asparaginaza” prej 1 viti është zëvendësuar me medikamentin “Ervinase”, që është një alternativë. Në një reagim ndaj një lajmi të qarkulluar në media për mungesën e medikamentit “Asparaginaza”, QSUT njoftoi se prej 1 viti ky medikament është zëvendësuar me medikamentin “Ervinase”, që është një alternativë më e mirë, e sugjeruar nga mjekët përkatës dhe përdoret për trajtimin e fëmijëve të prekur nga leucemia. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri me dije se personeli i saj, edhe me mbështetjen e MSHMS, e ka siguruar medikamentin, i cili në vijim do të jetë në përdorim të pacientëve. Në reagimin e saj, QSUT siguron opinionin publik se furnizimi në vijim me këto medikamente bëhet konform të gjitha procedurave ligjore në fuqi, si dhe protokolleve të veçanta të transportimit dhe ruajtjes së barit.