Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli veprat fituese për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”. Nga 12 aplikime, juria, e kryesuar nga përkthyesi Erion Kristo dhe me anëtarë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha dhe profesor Blendi Lamin, vlerësoi për t’u mbështetur financiarisht nga QKLL, 6 autorë dhe veprat e tyre. Fituesit për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”: Ylljet Aliçka, me “Histori njerëzish të zakonshëm”; Maklena Nika me “Nitroglicerinë”; Namik Dokle me “Vallëzim me hënën”; Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur”; Manjola Nasi me “Një udhëtim e gjysmë”; Artur Spanjolli me “Lule drite në ag”. Ceremonia e shpalljes së fituesve u zhvillua në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.
QKL shpall fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar në Gjuhë të Huaj
RELATED ARTICLES