Ky muaj do të jetë plot energji, ngjyra, dije dhe gjallëri. Fëmijët do të shohin plot shfaqje argëtuese, por nëpërmjet tyre edhe do të mësojnë. Një aktivitet i tillë është ai me shef Sokol Prengën, në Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit. Në një sesion të veçantë nën drejtimin e shefit Sokol Prenga, fëmijët do të ndajnë ushqime të përgatitura me dashuri nga duart e mamave të tyre.
Ndërkohë dy aktivitete do t’i kushtohen kërcimit: International Dance Festival of Tirana si dhe një workshop të dedikuar për fëmijët e QKKF.
Bollëkut të frutave, perimeve dhe vitaminave do t’i shtohet edhe shfaqja teatrale me kukulla “Vitaminat e jetës”. Ndërkohë, me rastin e Ditës Botërore të Trashëgimisë Audio-Vizuale, fëmijët do të kenë mundësinë të vizitojnë Arkivin Qendror të Filmit (AQFSH) dhe të shohin një film vizatimor shqiptar.
Gjithashtu, gjatë tetorit, i njohur ndryshe si “muaji i librit”, do t’i kushtohet vëmendje e veçantë librit dhe leximit në shqip.