Shqipëria po konsolidohet si një destinacion tërheqës për investitorët ndërkombëtarë, duke shënuar një rritje të ndjeshme në regjistrimin e bizneseve me pronësi të huaj dhe partneritete shqiptaro-të huaja.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit (QKB), në vetëm 3 muajt e parë të vitit janë regjistruar 541 biznese me pronësi të huaj, një rritje prej 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, janë regjistruar 94 biznese me pronësi të përbashkët shqiptaro-të huaj, që përfaqësojnë një rritje prej 42% në të njëjtën krahasim vjetor.

“Në total, regjistrimi i bizneseve me element të huaj ka shënuar një rritje prej 44%, një tregues i qartë i rritjes së besimit në tregun shqiptar dhe i interesit të shtuar nga investitorët globalë. Shqipëria po shndërrohet në një pikë kyçe për nisma me vizion ndërkombëtar, duke ofruar një klimë gjithnjë e më të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe investimeve afatgjata”, bën të ditur QKB.

Investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën një rekord prej 1.58 miliard eurosh në vitin 2024, duke shënuar rritje veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe energjisë.