Qindra turistë shqiptarë dhe të huaj ne Theth

0
1

Thethi është kthyer vit pas viti në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për pushuesit që kërkojnë natyrë të pastër, qetësi dhe aventurë.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Thethi ka një histori 2800 vjeçare, muza e studiuesve të huaj që prej vitit 1905, në 1966 është shpallur Park Kombëtare dhe me qendër historike që prej vitit 2017.

Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti e Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.