Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që të vendosë masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës. Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër. Ky vendim do të jetë në fuqi për 30 ditë. Aktualisht, në tregun e Kosovës, një litër naftë kushton deri në 1.80 euro, kurse një litër benzinë deri në 1.50 euro.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615608
Qeveria vendos masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës
RELATED ARTICLES