Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIQeveria, shtesë fondi 1 miliard lekë për disa institucione të pavarura

Qeveria, shtesë fondi 1 miliard lekë për disa institucione të pavarura

Këshilli i Ministrave vendosi sot një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj. Kështu, qeveria vendosi akordimin e një fondi shtesë, në zërin e shpenzimeve korrente, në masën një miliard lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për pagesën e një pjese të diferencës së pagës së magjistratit, sipas arsyetimit të vendimit nr. 35, datë 22.11.2022, të Gjykatës Kushtetuese. Kjo diferencë jepet për institucionet e rivlerësimit kalimtar të magjistratit, që nga momenti i krijimit të tyre dhe për institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë, që nga data 1 janar 2019 e në vazhdim. Më konkretisht, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej katërqind milionë lekësh. Për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 10 dhjetë milionë lekësh. Për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej treqind e pesëdhjetë milionë lekësh. Për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh. Për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej dy milionë lekësh. Për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh. Për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej njëzet e pesë milionë lekësh. Për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej njëzet e dy milionë lekësh. Për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej trembëdhjetë milionë lekësh. Për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej katër milionë lekësh. Për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej pesëdhjetë e katër milionë lekësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ