Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEQeveria miraton disa ndryshime për përfitimin e pagës për personat me aftësi...

Qeveria miraton disa ndryshime për përfitimin e pagës për personat me aftësi të kufizuara

Në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, dhe të ligjit “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi se: Përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar personat e përcaktuar sipas ligjit “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe personat e përcaktuar të këtij ligji, deri në çastin e rivlerësimit nga komisionet shumëdisiplinore të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Individët, të cilët me vendim të komisionit përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë një ndihmës personal me pagesë.

Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror funksionojnë komisionet e nivelit të parë dhe epror të vlerësimit të paratetraplegjisë dhe verbërisë. Komisionet e nivelit të parë dhe epror KMCAP dhe KMPV marrin vendim për grupin e përfitimit, përfitimet dhe afatet e përfitimit për secilin grup. Kryetari dhe tre prej anëtarëve të komisionit janë mjekë me përvojë profesionale në fushën e ekspertizës. Në përbërje të çdo komisioni merr pjesë, si anëtar me të drejtë vote, një mjek, punonjës i Shërbimit Social Shtetëror, dhe një jurist, me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar, përfaqësues i ministrisë që ka në fushën e përgjegjësisë shtetërore çështjet e aftësisë së kufizuar.

Anëtarët e komisionit duhet të kenë një figurë të pastër morale dhe të mos jenë të dënuar penalisht. Mandati i anëtarit të komisionit epror është pesëvjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje. “Vendimi ka fuqi ligjore ekzekutive kur është i nënshkruar nga shumica e anëtarëve të komisionit. Për rivlerësim shqyrtohet dokumentacioni mjekësor i rekomanduar nga komisioni në vlerësimin e fundi”, thuhet në relacionin që shoqëron këtë vendim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments