Qeveria franceze ka sjellë në parlament reformën e saj të diskutueshme të pensioneve pa një votim përfundimtar. Qeveria vendosi të zbatojë projektin më të rëndësishëm të reformës së presidentit Emmanuel Macron – i cili përfshin rritjen graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 – pa votim në dhomën e ulët të parlamentit, Asamblenë Kombëtare. Të enjten e kaluar, Senati francez miratoi planin e diskutueshëm të reformës së pensioneve, me 193 senatorë pro, 114 kundër dhe 38 abstenime. Reforma ende mund të rrëzohet me një votë mosbesimi. atsh
Qeveria franceze shtyn reformën e pensioneve
RELATED ARTICLES