Ministria e Financave ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit në ditën e shtatë të tetorit. Këtë e ka konfirmuar për RTKLive, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ai deklaroi se tashmë pagat kanë dalë në xhirollogaritë e mësimdhënësve. Se pagat kanë filluar t’u dalin punëtorëve të arsimit, që ishin në grevë, e kanë konfirmuar edhe nga SBASHK-u. Imer Imeri nga kjo sindikatë, tha për RTKlive se nga kontaktet që ka pasur me mësimdhënës kanë treguar se pagat e shtatorit u kanë dalë në xhirollogaritë e tyre. Ministria e Financave nuk ua kishte ekzekutuar pagat mësimdhënësve për shkak të grevës 22 ditëshe në muajin shtator. https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619417