Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Qeveria e Kosovës themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike

​Qeveria e Kosovës themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e radhës Projektligjin për siguri kibernetike, ku përmes këtij projektligji themelohet edhe Agjencia për Siguri Kibernetike. Kryeministri Albin Kurti tha se Projektligji për siguri kibernetike përcakton parimet për parandalimin e sulmeve kibernetike në Kosovë. “Ky ligj ka për qëllim që të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, si dhe masat për parandalimin e sulmeve kibernetike në Kosovë. Përmes këtij projektligji themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike, që do të jetë institucioni kyç përgjegjës për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Kosovë. Kjo agjenci do te kontribuoj në rritjen e kapaciteteve nacionale në fushën e sigurisë kibernetike. Agjencia do të ketë për detyrë të monitorojë, inspektojë dhe koordinojë aktivitetet e institucioneve për siguri kibernetike në vendin tonë, si dhe do të ndërmerr masa në rast të mos zbatimit të obligimeve të parapara me këtë ligj. Detyrë me rëndësi e Agjencisë do të jetë reagimi ndaj kërcënimeve dhe incidenteve në hapësirën kibernetike të Kosovës ”, ka thënë Kurti. Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ditëve të fundit institucionet e Kosovës janë përballur me sulme kibernetike, duke pamundësuar shërbimet për qytetarë. Sveçla vlerësoi se projektligji do të krijojë bazë ligjore për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik. “Siç edhe jemi dëshmitarë ditëve të fundit jemi ballafaquar me sulme kibernetike që ka shkaktuar herë pas herë pengesa në shërbimin e internetit brenda institucioneve, por që ka ndikuar edhe në pamundësinë e herë pas hershme të qasjes në shërbime, tendenca këto që rrezikojnë funksionimin e shërbimeve. Në këtë drejtim, përmes këtij ligji do të krijohet baza ligjore për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik”, tha ai. Në këtë mbledhje të qeverisë janë miratuar edhe Projektligjet për Prokurorinë Speciale dhe për Prokurorin e Shtetit.https://ata.gov.al/2022/09/15/qeveria-e-kosoves-themelon-agjencine-per-siguri-kibernetike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments