Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEQeveria britanike mbështet 18 startup-e të reja

Qeveria britanike mbështet 18 startup-e të reja

Qeveria britanike po mbështet 18 startup-e të reja në Kukës, Peshkopi, Bulqizë, Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vaun e Dejës, me qëllim integrimin social dhe ekonomik të personave që i kanë mbijetuar trafikimit të qenieve njerëzore dhe grupeve në rrezik trafikimi. 18 idetë më premtuese u zgjodhën pas një programi trajnimi 6-mujor dhe konkursit përzgjedhës. “Shqipëria ka shumë potencial dhe ne mund t’i sfidojmë këto çështje në mënyrë afatgjatë nëse kemi alternativa pozitive. Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve më të gjera për nxitur zhvillimin dhe mirëqenien, duke bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, partnerët ndërkombëtare, komunitetet, shoqërinë civile dhe sektorin privat”, tha Harriet Morga, përgjegjëse për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme pranë Ambasadës britanike. Aktiviteti është pjesë e programit “Transformimi i Reagimit Kombëtar ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, i zbatuar nga një konsorcium organizatash të udhëhequra nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga qeveria britanike.https://ata.gov.al/2022/10/05/qeveria-britanike-mbeshtet-18-startup-e-te-reja/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments