Friday, November 22, 2024
HomeMJEDISQershor 1961, shpallen qytetet-muze të Shqipërisë

Qershor 1961, shpallen qytetet-muze të Shqipërisë

Gjirokastra, Berati, nëntoka e Durrësit dhe Pazari i Vjetër i Krujës, sot disa nga vendet më të vizituara nga turistët, u shpallën “Qytete-muze” më Qershor 1961. Arkivi Qendror i Shtetit sjell sot vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 170 mbi shpalljen e qyteteve-muze, ku u aprovua edhe rregullorja për administrimin e këtyre vendeve. Në dokumente përcaktohet qartë rëndësia që duhej t’u jepej monumenteve, por edhe banesave private që gjendeshin në këto qytete. Bashkë më përgjegjësinë e shtetit edhe qytetarët merrnin me vete përgjegjësitë për të ruajtur trashëgiminë e qyteteve-muze. Sot Gjirokastra, Berati, dhe Amfiteatri i Durrësit janë në UNESCO si thesare të botës, por edhe atëherë kur Shqipëria ishte një vend i ilzoluar nga bota, rëndësia e kulturës, së bukurës, traditës dhe autentikes vlerësohej, në atë kohë me termin “qytete-muze”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments