Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREQentë luajnë në simfoninë e Mozartit me orkestrën daneze

Qentë luajnë në simfoninë e Mozartit me orkestrën daneze

Tre artistë të veçantë i janë bashkuar orkestrës daneze të dhomës gjatë kohës që kjo e fundit po luante një pjesë nga kompozitori Leopold Mozart, i ati i të mirënjohurit Vofgang Amadeus Mozzart. Ata janë qentë e quajtur Kuki, Sophus dhe Sica, që janë zgjedhur për aftësitë e tyre të veçanta në lehje të cilat përkojnë me muzikën e Simfonisë së Gjuetisë, një pjesë pak e njohur e kompozitorit. Gjatë performimit të kësaj simfonie, në të cilën përfshihen edhe lehjet e qenve, këta të fundit shumë rrallë performojnë në skenë. Orkestrat më së shumti përdorin tinguj të regjistruar. Por Kuki Sofus dhe Sika e përmbushën me sukses misionin e tyre, çka e dëshmuan gjatë provave ku dëgjonin të pa shqetësuar tingujt hyrës të simfonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments