Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ka ofruar në 3 muajt e parë të vitit 55 shfaqje teatrale. Shifrat bëhen të ditura nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “15 shfaqje janë në janar, 19 në shkurt dhe 21 shfaqje teatrale në mars”. Gjithashtu ministrja ka bërë të ditur dhe numrin e spektatorëve gjatë këtyre tre muajve në këto shfaqje. Në janar këto shfaqje u panë nga 1454 spektatorë, në shkurt nga 1626 spektatorë dhe në mars nga 2166 spektatorë. Në total në tre muajt e parë të vitit 5246 spektatorë shijuan shfaqjet teatrale nga trupat e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Këto shfaqje u interpretuan në kopshte, teatër, pallat kulture dhe në Durrës. Në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, të vegjlit e talentuar mësojnë edhe instrumente të ndryshme muzikore. Gjithashtu u bë një kohë e gjatë ku në këtë Qendër fëmijëve u mësohet aktrimi, piktura dhe skulptura. Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, merret me zhvillimin e talenteve të fëmijëve të ciklit 9-vjeçar, synon që edhe në vitin pasardhës të realizojë shumë projekte të tjera si shfaqje të ndryshme për fëmijë, ekspozita me piktura e skulptura, etj. atsh