Në kategorinë “Botim ose Përkthim Libri Kinematografik” u shpall fitues “Shqipëria në artin filmik të Dhimitër Anagnostit”, nga Elsa Demo.
Në kategorinë “Pjesëmarrje në Konferenca, Seminare, Punëtori, ose Trajnim për Kineastë”, u shpall fitues “Crew rooms intensive – Punëtori krijuese për profesionet e reja në kinematografi”, nga Filter Film.
Në kategorinë “Filmi Artistik me metrazh të gjatë – vepër e parë”, projekti fitues u shpall “Unaza”, nga Klajd Papadhimitri.
QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.





