Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREQendra Kombëtare e Fëmijëve

Qendra Kombëtare e Fëmijëve

Në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit në Qendrën Kombëtare të Fëmijëve, ministrja Margariti tha se është pritur prej shumë kohësh kjo ditë për të treguar se është mbajtur një premtim dhe një borxh që po ia shlyejmë fëmijëve, prindërve të tyre dhe gjithë komunitetit të artistëve. “Sot jemi këtu për t’i rikthyer dinjitetin, për t’i rikthyer imazhin dhe fytyrën europiane Qendrës së Fëmijëve, por mbi të gjitha për t’i dhënë shpresën të gjithë komunitetit përreth, për një prekje e dimension të ri që po i japim artit dhe kulturës”, tha ministrja e Kulturës. Margariti theksoi në fjalën e saj se qeveria e ka treguar që kulturën e ka prioritet, jo vetëm në këtë, por në plot mandate të tjera. Më pas ajo renditi disa nga investimet në kulturë, si restaurimi total i Teatrit të Operas dhe Baletit, të Galerisë Kombëtare të Arteve, gjithashtu në rikonstruksion total të Teatrit Kombëtar, si dhe të sallës së koncerteve të Akademisë së Arteve. Margariti tha se Teatri aktual i Kukullave ndodhet në rikonstruksion total për t’iu rikthyer qytetit, si një hapësirë multifunksionale kulturore. “Ne kemi detyrimin e përgjegjësinë për të çuar përpara këto projekte madhore. Por jemi tashmë të ndërgjegjshëm që Tirana nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë kantiere të hapura njëkohësisht. Këto janë investime që nuk vijnë vetëm si pasojë e tërmetit por janë përgjigje që ne u japim nevojave të artistëve”, tha ministrja e Kulturës. Duke qenë se banorët e Tiranës janë shumë të lidhur me Teatrin e Kukullave, kjo do të jetë zemra pulsuese e kësaj godine, por nuk do të mungojë asnjë nga zhanret artistike. Teatri aktual i kukullave së bashku me Qendrën e Fëmijëve kanë një hapësirë prej 1400 metrash katrorë ndërkohë qendra e re do të ketë një hapësirë të dedikuar prej 5500 metra katrorë. Ashtu si tek TUMO, edhe në këtë qendër nuk do të mungojë as teknologjia pasi bëhet fjalë për brezin e teknologjisë. Në fund të fjalës së saj, Margariti kujtoi edhe investimet e tjera që pritet të finalizohen së shpejti si ngritja e Muzeut Etnografik, pranë Kalasë së Tiranës si dhe Muzeun e Besës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments