Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIQendra e re shëndetësore e Orikumit

Qendra e re shëndetësore e Orikumit

Qendra e re shëndetësore 24-orëshe e Orikumit në Vorë do të jetë gati para fillimit të sezonit turistik, e plotësuar edhe me të gjitha pajisjet e urgjencës, si një garanci më shumë në shërbim të komunitetit të kësaj zone dhe turistëve të shumtë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi nga afër këtë qendër, e cila po rehabilitohet me standardet më të mira, pjesë e programit tonë kombëtar të rehabilitimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Manastirliu tha se “është drejt përfundimit qendra shëndetësore në Orikum, një qendër që gjatë viti i ofron shërbime jo vetëm për banorët e Orikumit, Tragjasit, Radhimës dhe Dukatit. Kjo qendër ofron shërbime për 4-5 mijë banorë në vit, por në sezonin turistik katërfishohet e pesëfishohet numri i qytetarëve e turistëve që marrin shërbim në këtë qendër”. “Qendra mbulon një shërbim të urgjencës paraspitalore, por edhe shërbime si kontrolli mjekësor bazë, konsultori i nënës dhe fëmijës, por kemi përfshirë në këtë qendër edhe shërbimin social. Programi i rehabilitimit të qendrave shëndetësore në fazën e dytë të tij jo vetëm ka bërë të mundur që qendra shëndetësore si kjo e Orikumit të rehabilitohen jo vetëm me standarde shumë të mira, por edhe shërbimet më të mira për qytetarët, por edhe ne vijojmë të shtrihemi ashtu si kemi bërë në gjithë këto vite ku 300 qendra shëndetësore e ambulanca janë rehabilituar”, nënvizoi Manastirliu. Ministrja Manastirliu u shpreh se “edhe për vitin 2023 , 60 qendra shëndetësore dhe autoambulanca do të rehabilitohen jo vetëm për të ofruar shërbim dinjitoz qytetarëve, por edhe kushte më të mira për mjekët infermierët e psikologët”. Më tej, ministrja tha se “vijojmë mbështetjen duke rritur me 7% pagat për personelin mjekësor në të gjithë vendin, do të jenë 19 mijë punonjës shëndetësie që do të përfitojnë nga rritja e pagave”. Qendra e Orikumit po rehabilitohet me standardet më të mira, pjesë e programit tonë kombëtar të rehabilitimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Me investimet e këtij viti në 60 qendra të tjera shëndetësore, janë 400 qendrat e kujdesit parësor të rindërtuara nga veriu në jug. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments