Qendrat në Fushë-Krujë, Lushnjë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër do të bashkërendohen për herë të parë në një strukturë të vetme kombëtare, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ofruar një qasje moderne, efikase dhe të matshme për kërkimin shkencor dhe shërbimin ndaj fermerëve.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë me përfaqësues të Institutit Tony Blair, Universitetit Bujqësor dhe aktorë të tjerë të sektorit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi rëndësinë e kësaj reforme për transformimin e sektorit.

“Me këtë reformë, “Bujqësia 2030” merr formë konkrete përmes një infrastrukture të re që vendos në qendër fermerin, dijen dhe teknologjinë, duke e kthyer transformimin e sektorit në një realitet të prekshëm dhe të matshëm,” u shpreh ministrja Denaj.

Sipas saj, ky model i ri përbën një riorganizim thelbësor të sistemit ekzistues, duke forcuar lidhjen me fermerët përmes strukturave rajonale dhe krijuar terrenin për më shumë financime ndërkombëtare, projekte të reja dhe përfshirje të ekspertizës së specializuar.

Reforma gjithashtu synon përdorimin më eficient të aseteve dhe ndërtimin e një sistemi më funksional dhe të përgjegjshëm