Qendër e re transformimi digjital në mbështetje të bizneseve të vogla dhe startup-eve

0
1

Projekti koordinohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe përfshin një konsorsium ku marrin pjesë Universiteti Europian i Tiranës, Bashkia Korçë, Qendra Piramida, Fondacioni Vodafone Albania, Bashkia Tiranë, Outerlynx dhe Qendra PROTIK.

Qendra DIU do të ofrojë shërbime për digjitalizimin, trajnime teknologjike, si dhe mbështetje dhe akses në financim për bizneset e vogla dhe të mesme.

Përmes këtij projekti, synohet rritja e kapaciteteve digjitale dhe reja të sipërmarrjeve, përmirësimi i qasjes së tyre në financim dhe tregje, fuqizimi i rolit të tyre në ekonominë shqiptare, krijimi i hapësirave për testimin e teknologjive të reja dhe përforcimi i inovacionit lokal me shtrirje në tregjet ndërkombëtare.

Bizneset e vogla dhe të mesme ftohen të bashkëpunojnë duke ndarë sfidat e tyre për të marrë mbështetjen e duhur dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron DIU, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.