Mbi 1000 banorë të njësisë administrative Polis në qytetin e Librazhdit kanë tashmë një qendër të re shëndetësore. Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, njëherësh dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektoi përfundimin e punimeve që u kryen për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore. “Shërbimi shëndetësor, arsimi për fëmijët, janë elementët më socialë për të cilat ka nevojë shoqëria. Është një punë e mirë që u shërben banorëve”, theksoi Gjiknuri. Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore u bë i mundur falë mbështetjes së Fondacionit “Mirësia”. Kryebashkiaku Kastriot Gurra nënvizoi se kjo është qendra e tretë shëndetësore që është ndërtuar në Njësinë Administrative Polis. “Godina këtu është ndërtuar nga e para. Për fat të mirë kemi njerëz të cilët nuk e kanë braktisur zonën. Ky investim ishte shumë i nevojshëm. Ne kemi marrë investime nga qeveria shqiptare. Kontributi i Korabit dhe Fondacionit “Mirësia” është shumë i rëndësishëm dhe unë i falënderoj dhe në emër të banorëve sepse na janë gjendur”, deklaroi Gurra. Ndërhyrja në këtë qendër shëndetësore ishte e nevojshme, pasi ishte tërësisht e amortizuar. Tashmë qendra e re shëndetësore ofron shërbime në kushte optimale për banorët e njësisë Polis në Librazhd.https://ata.gov.al/2022/09/25/qender-e-re-shendetesore-per-1000-banoret-e-polisit-ne-librazhd/
Qendër e re shëndetësore për 1000 banorët e Polisit
RELATED ARTICLES