Një qendër komunitare e re në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër ka hapur dyert për banorët, duke ofruar mbështetje psikosociale, shërbime pas shkolle për fëmijët, edukim, asistencë komunitare dhe aktivitete gjithëpërfshirëse për komunitetin.

Në praktikë, qendrat komunitare funksionojnë si një “shtëpi e dytë” për komunitetin, ku të rinjtë, familjet dhe të moshuarit mund të gjejnë mbështetje, edukim dhe aktivitete sociale në një mjedis të sigurt dhe të përbashkët.