Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAQen-robot për ruajtjen e kufirit Meksikë-SHBA

Qen-robot për ruajtjen e kufirit Meksikë-SHBA

Kufiri midis Meksikës dhe SHBA është një territor i thyer dhe i karakterizuar nga temperatura ekstreme dhe kushte shumë komplekse operimi. Për këtë arsye, agjentët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), të cilët patrullojnë 3 169 km të kufirit me kalë, por edhe me aeroplanë, fuoristrada dhe motorcikleta do të luftojnë emigracionin e paligjshëm, me qen-robot të prodhuar nga kompania ‘’Ghost Robotics’’, shkruan focus.it. ‘’Ghost Vision’’, ky është emri i katërkëmbëshit mekanik. Ghost është 76 centimetra i gjatë, peshon 32 kilogramë dhe bateria e tij e lejon të ecë për rreth 3 orë duke përshkruar një distancë prej 10 kilometrash. Ai është i pajisur me një sistem navigimi që i lejon të ndjekë një rrugë të paracaktuar në autonomi totale, por gjithashtu mund të drejtohet nga distanca nga një operator njerëzor falë kamerave që mban në shpinë. Roboti mund të pajiset me pajisjet elektronike nga më të ndryshmet: kamera me rezolucion të lartë të afta për të transmetuar imazhe në kohë reale në një qendër kontrolli, kamera me imazhe termike të afta të zbulojnë burimet e nxehtësisë, për shembull njerëzit e fshehur dhe sistemet e shikimit të natës. Ai do të përdoret për të patrulluar zonat më jomikpritëse të kufirit, por edhe për të inspektuar pjesën e poshtme të trenave dhe kamionëve që kalojnë kufirin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments