Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREQarku i Tiranës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Qarku i Tiranës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Qarku i Tiranës po përgatit fabulën për të konkurruar në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga përgatitjet, teksa theksoi se, “parada më e madhe e pasurisë sonë shpirtërore po afron”. Ndërkohë në qytetin e Gjirokastrës vijojnë përgatitjet Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili pritet të zhvillohet në muajin qershor. Në festival pritet të performojnë artistët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare. Festivali i parë Folklorik Kombëtar u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet. Vitet ’70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments