Presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjatur strategjinë aktuale të mbrojtjes së vendit deri në vitin 2027, raportoi media ruse, sipas “Kyiv Independent”.
Zgjatja e planit aktual të mbrojtjes, fillimisht e vendosur për vitet 2021-2025, u konfirmua nga Kremlini, megjithëse detajet specifike mbeten të klasifikuara.
Plani u miratua në janar 2021, pak më shumë se një vit përpara se Rusia të niste pushtimin e saj të plotë të Ukrainës.
Dokumenti pasoi planin e mëparshëm të mbrojtjes të miratuar në nëntor 2015, i cili ishte i vlefshëm deri në vitin 2020.
Koha e zgjatjes së planit të mbrojtjes, erdhi vetëm disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelensky dhe delegacioni ukrainas mbërritën në Turqi, më 15 maj – përpara bisedimeve të planifikuara Rusi-Ukrainë në Stamboll