Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin telefonatë me Erdogan

Putin telefonatë me Erdogan

Gjatë një bisede telefonike dje në mbrëmje me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, presidenti rus, Vladimir Putin ka fajësuar Kievin për intensifikimin e fundit të luftimeve në Ukrainë. “Vladimir Putin theksoi politikën shkatërruese të regjimit të Kievit për të vazhduar intensifikimin e armiqësive me mbështetjen e sponsorëve të tij perëndimorë, të cilët po dërgojnë më shumë armë dhe pajisje luftarake në Ukrainë”, njoftoi Kremlini. Në fundjavë, Rusia nisi një valë sulmesh ndaj Ukrainës. Të paktën 40 persona u vranë kur një raketë ruse goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro. Kremlini akuzoi përsëri Kievin për mungesë vullneti për të negociuar, duke përmendur si shembull refuzimin e armëpushimit të thirrur nga Putin gjatë festës së Krishtlindjeve Ortodokse në fillim të janarit. Ukraina ka theksuar vazhdimisht vullnetin e saj për të negociuar, por vetëm nëse ushtarët rusë kthejnë territorin e pushtuar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments