Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron mobilizimin e pjesshëm të forcave të armatosura ruse, i cili do të fillojë sot. Putin e mori vendimin me një propozim nga ministria e Mbrojtjes. Masa erdhi një ditë pasi separatistët e mbështetur nga Moska njoftuan planet për të mbajtur referendume për bashkimin me Rusinë në rajonet e pushtuara të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhya më vonë këtë javë, duke shkaktuar dënime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar. Ai erdhi gjithashtu pasi forcat ukrainase vazhduan një varg suksesesh të fundit duke rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit. ‘’Rusia ka mobilizuar 300 000 rezervistë për kontrollin e luftës në Ukrainë’’, deklaroi ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.https://ata.gov.al/2022/09/21/rusi-putin-shpall-mobilizim-te-pjesshem-te-forcave-te-armatosura-ruse/