Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin: Rusia nuk i ka anuluar kurrë bisedimet e paqes me Ukrainën

Putin: Rusia nuk i ka anuluar kurrë bisedimet e paqes me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin hodhi poshtë kritikat për luftën e tij kundër Ukrainës në një samit virtual të G20, ndërsa fajësoi gjithashtu liderët perëndimorë për rritjen e inflacionit global. Sipas Kremlinit, Putin tha se ”disa pjesëmarrës në fjalimet e tyre shprehën tronditjen e tyre për agresionin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë”. “Po, sigurisht, aktet e luftës janë gjithmonë një tragjedi,” tha ai, duke shtuar se nga ”këndvështrimi i tij, Ukraina nuk do të negociojë dhe se Rusia nuk i ka anuluar kurrë bisedimet e paqes me Ukrainën”. Putin përmendi edhe një herë ndryshimin e pushtetit pas protestave pro-evropiane në Kiev në 2014, të cilat ai i quajti një “grusht shteti të përgjakshëm”, si një faktor që nxiti konfliktin. Presidenti rus foli më pas për konfliktin e Gazës. Ai pyeti nëse kolegët e tij të G20 ishin gjithashtu të tronditur nga vdekja e popullatës civile në Rripin e Gazës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments