Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot se nuk e sheh të nevojshme që të bisedojë me presidentin amerikan, Joe Biden, lidhur me Ukrainën. Sipas tij, Federata Ruse ka qenë gjithmonë e hapur për negociata, nëse Kievi është gati. “Pasi tërhoqëm trupat tona nga rajoni i Kievit, ukrainasit u tërhoqën nga tryeza e bisedimeve”- sht0i Putin. Sipas tij, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, “është një ndërmjetës i rëndësishëm”. “Me të dje biseduam se si të çojmë grurin në vendet më të varfra, si pjesë e marrëveshjes së arritur në korrik në Stamboll”- shtoi Putin, në një konferencë për shtyp nga Astana. https://lajme.rtsh.al/artikull/putin-nuk-i-shoh-te-nevojshme-bisedimet-me-biden-erdogan-eshte-nje-ndermjetes-i-rendesishem
Putin: Nuk i shoh të nevojshme bisedimet me Biden
RELATED ARTICLES