Presidenti rus, Vladimir Putin propozoi që Turqia të bëhet qendra e një gazsjellësi të ri dhe shkëmbimit të energjisë. “Nëse Turqia dhe blerësit tanë potencialë janë të interesuar, ne mund të shqyrtojmë mundësinë e ndërtimit të një gazsjellësi tjetër, dhe krijimin e një qendre gazi në Turqi për t’u shitur vendeve të treta, veçanërisht në Evropë”, i tha udhëheqësi rus Putin, presidentit turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi në Astana, sipas “Interfax”. Ai vlerësoi gazsjellësin “Turkstream”, i cili kalon përmes Detit të Zi në Turqi dhe Evropën Jugore, si rruga më e sigurt për gazin rus, duke aluduar në shpërthimet që dëmtuan dy tubacionet baltike që lidhin Gjermaninë dhe Rusinë, të cilat NATO dhe BE i kanë dënuar si sabotime. “Gazsjellësi “Turkstream” gjithashtu ishte menduar të hidhej në erë, megjithëse kjo nuk ndodhi”, tha Putin. Putin e përshkroi dëmtimin e gazsjellësit “Nord Stream” si një sulm terrorist ndërkombëtar, duke sugjeruar se pas këtij akti mund të fshihej Uashingtoni. “Turqia është një zgjedhje logjike për ndërtimin e një pike shpërndarjeje dhe një shkëmbimi gazi, pasi “Turkstream” po punon ende me besueshmëri”, tha Putin. “Sot, çmimet janë shumë të larta dhe ne mund t’i rregullojmë ato me qetësi pa ndonjë ndikim politik”, tha Putin, gjatë Konferencës për Bashkëpunimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit, në Azi (CICA).http://ata.gov.al/2022/10/13/rusi-putin-kerkon-qe-turqia-te-behet-qendra-e-gazit/
Putin kërkon që Turqia të bëhet qendra e gazit
RELATED ARTICLES