Shefi i Kremlinit Vladimir Putin ka kërcënuar se do të hakmerret me bomba thërrmuese nëse Ukraina përdor municionet e furnizuara nga SHBA kundër forcave të saj. “Dua të them se Rusia ka rezerva të mjaftueshme të llojeve të ndryshme të municioneve thërrmuese”, tha Putin, i cili urdhëroi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Rusia nuk dëshiron të përdorë municione të ndaluara ndërkombëtarisht. Por sigurisht, nëse përdoret kundër nesh, atëherë ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprimet e duhura”,theksoi ai. Më herët, komente të ngjashme bëri edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Presidenti rus akuzoi Shtetet e Bashkuara për furnizimin e municioneve thërrmuese të diskutueshme, sepse Perëndimi nuk ishte më në gjendje të furnizonte Ukrainën me armë të mjaftueshme konvencionale. atsh