Do të vazhdojmë sistematikisht ofensivën në Ukrainë, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin, pak para përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës. ”Nuk jemi në luftë me popullin ukrainas”, shtoi Putin në fjalimin e tij. Kreu i Kremlinit akuzoi Kievin dhe mbrojtësit e tij perëndimorë për “pushtim politik, ushtarak dhe ekonomik të vendit” duke shtuar se ”regjimi i Kievit po mbante peng popullin e tij”. Televizioni shtetëror rus transmetoi fjalimin e kreut të Kremlinit në qendrën ”Gostiny Dvor”. Putin foli përpara përfaqësuesve të Asamblesë Federale Ruse, e cila përbëhet nga Duma dhe Këshilli i Federatës. Për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, ekonomia ruse është nën presion masiv. atsh