Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për diskriminim etnik ndaj atletëve rusë.
“Në forumin ndërkombëtar “Rusia – Një fuqi e madhe sportive” Putin kritikoi mospranimin e atletëve rusë në garat ndërkombëtare duke shtuar se Lojërat Olimpike po përdoren si instrument i presionit politik ndaj njerëzve që nuk kanë lidhje me politikën”, sipas medias shtetërore ruse.
“Ky është diskriminim efektiv racist etnik”, tha ai.
Putin tha gjithashtu se ftesa në Lojërat Olimpike nuk kishte të bënte me arritjet më të mira sportive, por me privilegjin dhe çdo gjest politik që nuk ka fare lidhje me sportin.
Presidenti rus tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj parimeve olimpike si solidariteti dhe barazia dhe mbështetet te sporti si një “forcë unifikuese”.
IOC pezulloi Komitetin Olimpik Rus (ROC) rreth një javë më parë, por ende nuk është marrë një vendim nëse atletët rusë do të lejohen të garojnë në Lojërat e Parisit 2024 dhe Lojërat Dimërore Milano Cortina në 2026 si neutralë.
Organi tha se vendimi do të merrej në kohën e duhur.
IOC fillimisht ndaloi pjesëmarrjen e Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusinë nga ngjarjet sportive ndërkombëtare, pasi Moska pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.
Megjithatë, disa muaj më parë, ajo u rekomandoi federatave sportive që të lejonin kthimin e rusëve dhe bjellorusëve, si atletë asnjanës në ngjarje individuale dhe sipas kushteve strikte.
Ky rekomandim, megjithatë, nuk ka të bëjë me pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike Verore në Paris, vitin e ardhshëm dhe Olimpiadën Dimërore Milano Cortina në 2026.